-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ka kouroum, shtyhet shqyrtimi i tërheqjes nga Trusti

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i indinjuar me mos votimin e disa amendamenteve, në seancën plenare të së mërkurës, ka ndërprerë punimet e saj, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në mungesë të kuorumit, Konjufca, ka thënë se kjo seancë shtyhet për nesër në ora 10:00.

Nga seanca e ditës së mërkurë për shkak të mungesës së kuorumit nuk u shqyrtua asnjë pikë e rendit të ditës, me përjashtim të asaj për akcizën në produktet e duhanit.

Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro 10 për qind të shumës.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati potencuar se që tërheqja e parave nga Trusti nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin”, kishte theksuar Kurti.

Sipas tij, edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit