Qeveria e drejtuar nga kryeministri Kiril Petkov u rrëzua në Bullgari teksa pasditen e sotme në Parlament, 123 ligjvënës nga 239 votuan kundër vazhdimësisë së kabinetit të tij. Për këtë votë mosbesimi, Petkov ia hedh fajin Rusisë dhe mafies së fuqishme të vendit të tij.
Ky votim është një hap i vogël përgjatë rrugës shumë të gjatë përpara nesh. Unë premtoj se do të vazhdojmë betejën për të rifituar vendin dhe, një ditë, do të kemi një Bullgari pa mjeshtra kukullash, pa mafia një vend normal evropian”, tha ai në një fjalim lavdërues para asamblesë kombëtare.
Duke publikuar një listë të njerëzve që kishin ndikuar në rrëzimin e administratës së tij, Petkov sulmoi drejtëpërdrejt ambasadorin rus në Sofje dhe akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj mbi largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.
Votimi i mosbesimit të mërkurën u përshpejtua nga politikani, Slavi Trifonov, i cili e tërhoqi papritur partinë e tij “Ka një popull të tillë” nga një koalicion i brishtë qeverisës me katër parti.
Trifonov thotë se ka mosmarrëveshje për buxhetin dhe akuzon Petkovin se ka marrë një linjë shumë të butë për të lejuar Maqedoninë e Veriut të fillojë bisedimet e pranimit në BE.
Në ditët e kaluara, pjesa më e madhe e debatit politik u përqendrua në pyetjen nëse Trifonov po tërhiqte partinë nga koalicioni qeverisës për arsye që lidhen me mafien e fuqishme oligarkike të Bullgarisë, e cila do të humbiste në goditjen e premtuar të Petkov kundër korrupsionit
Ky interpretim u nxit nga një grusht ligjvënësish nga partia e Trifonovit, të cilët dezertuan te Petkov pikërisht sepse thanë se partia e tyre ishte në anën e mafies, ndërsa vetë ai u përgjigj se akuzat e mafias ishin absurde.
Partia e Petkov, e ndjekur nga opozita, tani do të ketë një mundësi të përpiqet të mbledhë mbështetje për një shumicë të realizueshme, por nëse kjo dështon – siç duket e mundshme Bullgaria do të shkojë në zgjedhjet e katërta të përgjithshme që nga prilli 2021.