Rasti i parë i kolerës që nga 1979 është identifikuar në Spanjë.
Autoritet vendase kanë njoftuar se personi është shëruar dhe nuk ka njoftim për përsëritje të rastit.
Ai u infektua pasi piu ujë në një shtëpi në Toledo, 75 km në jug të kryeqytetit në zonën e Castilla La Mancha, prona që atëherë është mbyllur për arsye sigurie, sipas zyrtarëve shëndetësorë në zonë.
Kolera është një infeksion akut diarreal i shkaktuar nga bakteri Kolera (Vibrio cholerae) dhe mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet. Transmetohet kryesisht nga ushqimi dhe uji i kontaminuar.
Shpërthimet e rregullta të sëmundjes nuk janë të rralla, veçanërisht në vendet në zhvillim ose në zonat e luftës ku shpesh nuk ka kurë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në mbarë botën raportohen 1.3 deri në 4 milionë raste të kolerës.