-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria: Asnjë qytetar i infektuar me gripin e shpendëve

Kryesoret

Asnjë i prekur me grin e shpendëve. Ministria e Bujqësisë njofton se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga zinxhiri institucional për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1. Po sipas njoftimit janë monitoruar 2304 ferma me 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme pas infektimeve që u zbuluan pak ditë më parë.

Fillimisht filloi monitorimi i fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë duke kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

“Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1. Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës” njofton ministria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit