Fituesi 58-vjeçar i Oscar-it, Brad Pitt foli për GQ rreth ndjenjës së vetmuar në jetë dhe të jetuarit për vite me atë që ai e quan “depresioni i shkallës së ulët”.
Pitt, i cili ka qenë i tërhequr nga jeta publike për rreth gjashtë vjet, i tha revistës se ai zbuloi se muzika e mbush me kaq shumë gëzim. Ai gjithashtu tha se mendon se “të gjitha zemrat tona janë thyer”.
“Unë mendoj se gëzimi ka qenë një zbulim më i ri, më vonë në jetë,” tha ai. “Unë kam qenë gjithmonë duke lëvizur me rrymat, duke u zhvendosur në një mënyrë dhe në tjetrën. Mendoj se kam kaluar vite me një depresion të shkallës së ulët, dhe nuk ka kaluar deri sa të pajtohem me këtë, duke u përpjekur të përqafoj të gjitha anët e vetvetes – e bukura dhe e shëmtuara – që kam mundur të kap ato momente gëzimi”,- tha aktori i ‘Bullet Train’.
Pitt shtoi se gjithmon ndihej shumë i vetmuar në jetën e tij duke filluar që në fëmijëri dhe në botën e artit ku theksoi se shumë vonë ka arritur që të përqafojë miqtë dhe familjarët e tij. Pitt tha se bërja dhe konsumimi i artit e ndihmon atë të ndihet më pak i vetëm në botë.
“Arti është diçka e pashpjegueshme. Arti është diçka që të ngjet, që bën qimet të ngrihen në pjesën e pasme të qafës, që të nxjerr lot në sy. Ndoshta është sepse dikush e ka kuptuar para teje, nuk je vetëm.” i tha ai GQ.
Këtë verë, Pitt do të luajë në ‘Bullet Train’, një thriller aksion-komedi ku ai luan një vrasës që sapo është rikuperuar nga një rast i djegies, duke u rikthyer në punën e tij me një ndjenjë disi të gabuar besimi për aftësinë e tij për detyrë.