-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Arbana Osmani e deri te Dafina Zeqiri, ja VIP-at që reaguan për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha

Kryesoret

Regjisorja Vjosa Berisha humbi jetën ditën e sotme. Ajo ishte diagnostikuar me kancer në vezore prej më shumë se një viti.

Edhe pse vijonte të merrte trajtim mjekësor, ajo nuk ia doli dot.

Vjosa ishte themeluese e “Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest)” në 2008 si dhe bagazhi i saj artistik ishte mjaft i pasur dhe për tu admiruar.

Vdekja e saj ishte një lajm mjaft i hidhur për familjarët, miqtë e kolegët e saj.

humë personazhe të botës së ekranit reaguan në rrjete sociale për vdekjen e regjisores së njohur.

Ndër ta përmendim: Besnik Krapi, Vesa Smolica, Dafina Zeqiri, Kushtrim Sheremeti, Rifat Smani, Genc Salihu, Xhejlane Tërbunja, Arbana Osmani etj.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani publikoi një foto me të ndjerën Vjosa, ku shkruan: “Sa më pikëllove o Vjosa, sa shumë do na mungosh, ah sa shumë”.

Nga ana tjetër, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar një bisedë që ka zhvilluar më parë me Vjosën dhe më tej shkruan: U prehsh në paqe ti njeri i bukur!

Vjosa arriti të prodhojë filmin e saj të parë si producente, që titullohet “The Flying Circus” (2019) me skenar dhe regji të Fatos Berishës.

Ajo është konsideruar gjithnjë si një femër mjaft e fortë dhe e ‘hekurt’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit