Flamur Haka, i njohur ndryshe si i forti i Niklës, po ashtu konsiderohet si koka e grupit kriminal që vepron në atë zonë që prej 1998.
Atij iu konfiskua pasuria nga OFL, por Haka bëri një kërkesë, ku sipas tij afati i konfiskimit kishte mbaruar dhe pronat duhet ti ktheheshin atij dhe familjes së tij. Kushtetuesja vendosi sot në favor të tij. Haka është burgosur që prej 2018, kur u kap nga RENEA dhe u dënua me 16 vite burg.
Vendimi i gjykatës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket:
KËRKUES: FLAMUR HAKA
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
Pritet dhënia e statusit të vendit kandidat për Ukrainën, sa kohë mund të zgjasin negociatat për anëtarësimin në BE
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
BAZA LIGJORE: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjitnr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).
GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrimet me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), qëkanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendimeve që lidhen me antikushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi.