-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja e PE-së: Në samit shpreha qëndrimin e qartë se Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Kryesoret

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se në samitin e sotëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor e ka shprehur qëndrimin e qartë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.

“Pozicioni im gjatë samitit ishte shumë i qartë se do të donim të shihnim progres në kuptimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, për çka vazhdojmë të shpresojmë se do të arrijmë një kapërcim, dhe gjithashtu edhe me Shqipërinë.

Gjithashtu përmenda pozicionin që Parlamenti Evropian e ka mbajtur një kohë të gjatë pro liberalizimit të vizave për Kosovën që është i vetmi vend në rajon që nuk është akoma në këtë zonë. Muajin tjetër, në muajin korrik, do të marrim vendimin për Bosnjen dhe Hercegovinën”, ka thënë ajo në një konferencë për media pas samitit, njofton Klankosova.tv.

E para e PE-së, para këtij samiti, e ka quajtur ditën e sotme historike, derisa tha se “duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit