-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punonjësit e areoporti në Angli njoftojnë se do të pezullojnë punën

Kryesoret

Qindra punonjës të British Airways në aeroportin e Heathrow votuan sot për të hyrë në grevë pas një mosmarrëveshje për pagat .

Janë rreth 700 punonjës që kanë vendosur të bllokojnë punën në ditët në vijim pasi thonë se nuk kanë marrë atë se çfarë u është premtuar.

British Airways nga ana tjetër tha se sindikatat kishin refuzuar një rritje pagash prej 10% , por punonjësit pretendojnë se oferta e linjës ajrore ishte një ‘bonus’ për vetëm një herë dhe anëtarët e saj duan që të kthehet paga e plotë.

Heathrow, aeroporti më i madh i Britanisë është zhytur në kaos që nga marsi pasi një numër i madh i stafit në siguri, kontrollin e trafikut të aeroportit dhe trajtimin e bagazheve u pushuan nga puna gjatë pandemisë.

Aeroporti ka dështuar të menaxhojë një ‘krizë të bagazheve’ e cila ka sjellë një kaos me grumbullimin e tyre jashtë Terminalit 2. Pasagjerët që kanë humbur bagazhet e tyre janë ankuar në mediat sociale se janë detyruar të presin një javë për të rigjetur çantat e tyre.

Dhjetëra mijëra pasagjerë janë goditur tashmë nga ndërprerja e punës në aeroport me anulimet e fluturimeve në javët e fundit dhe ndërkohë, gjysma e rrjetit hekurudhor është mbyllur në Angli, Uells dhe Skoci si pjesë e një greve të dytë hekurudhore këtë javë

Vetëm një në pesë trena qarkullojnë, kryesisht në linjat kryesore , ndërsa në disa zona të tjerë raportohet se nuk ka trena fare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit