BE importon rreth 4070 ton këmbë bretkosash në vit, ekuivalente me rreth 81 deri në 200 milionë bretkosa – shumica dërrmuese e të cilave kapen nga e egra. Kjo kërcënon gjithnjë e më shumë popullatat e bretkosave në vendet furnizuese Indonezia, Turqia dhe Shqipëria. BE-ja është deri tani importuesi më i madh në botë i këmbëve të bretkosave.
BE importon kryesisht bretkosa të kapura nga egra – dhe si rrjedhim rrezikon një fatkeqësi ekologjike. Rreth 74% e importeve të BE-së vijnë nga Indonezia, 4% nga Turqia dhe 0.7% nga Shqipëria, ku popullatat e bretkosave të egra janë gjithnjë e më të kërcënuara.
Këmbët e bretkosave janë ndër ushqimet e preferuara të francezëve dhe belgëve, dhe sa vjen e më tepër po shtohet sasi e importeve.
OJQ-të Pro Wildlife dhe Robin des Bois po u bëjnë thirrje vendeve anëtare të BE-së – veçanërisht Belgjikës dhe Francës – në bashkëpunim me vendet eksportuese, të sigurojnë gjurmueshmërinë e tregut të këmbëve të bretkosave, të kontrollojnë informacionin e ofruar për konsumatorët dhe të zhvillojnë propozime për listim. të llojeve të bretkosave të kërcënuara nga mbishfrytëzimi në shtojcat e CITES, Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër.