Pas vendimit të parlamentit, ish-kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit të Presidencës Franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
🇧🇬 parliament took a historic decision today giving a green light to the 🇫🇷 proposal for the EU accession of North Macedonia 🇲🇰. The integration of the #WesternBalkans is the strategic interest of 🇪🇺.
— Kiril Petkov (@KirilPetkov) June 24, 2022
Petkov shkruan se Parlamenti mori sot një vendim historik teksa ka shtuar se Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i BE.
“Parlamenti bullgar sot mori një vendim historik duke i dhënë dritë jeshile propozimit francez për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Integrimi i Ballkanit Perëndimor është interesi strategjik i Bashkimit Europian”, shkroi Petkov në Twitter.
Por tashmë duket se është hapur një tjetër problem. Maqedonia ka rezerva për propozimin francez.
Një gjë të tillë e paralajmëroi dje kryeministri Kovaçevski dhe sot e ka konfirmuar ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Ai tha se qëndrimet e Shkupit janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.
“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”, tha Osmani.
Propozimi francez thekson se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe”.