Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Bullgarisë për të hequr veton për Maqedoninë duke i hapur kështu rrugën drejt BE-së edhe Shqipërisë.
“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.
Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.
Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende” shkruan Meta.