Pas Këshillimit Kombëtar qeveria mori nismën për të kaluar në Kuvend projektligjin për amnistinë fiskale.
Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte rezerva për hapat e qeverisë në këtë drejtim, është theksuar se amnistia nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Nga ana tjetër qeveria ka kthyer për rishikim projektligjin dhe në të cilësohet se mund të deklarohet pa u kapur nga hetim deri në 2 milion euro. Këto të ardhurat qytetarët dhe emigrantët duhet ti deklarojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku do të ngrihet Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive.
Kush përfiton nga amnistia fiskale?
Në projektligj thuhet se nga amnistia do të përfitojë çdo qytetar, i cili nuk ka deklaruar të ardhurat nga biznesi apo ka punuan në të zezë në emigrim.
Në këto kushte janë të përjashtuar subjektet e krimit si dhe funksionarët e lartë të shtetit.
Si do të funksionojë?
Nëse vetëdeklarimi do realizohet në 4 muajt e parë pas hyrjes në fuqi të ligjit tatimi do të jetë 7% ndërsa pas kësaj periudhe pasuria do të tatohet me 10% të vlerës.