Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani do të ekstradohet drejt Spanjës për t’u përballur me drejtësinë.
Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin. Ai akuzohet për disa vjedhje.
Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e yllit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.
Por Prodani vijonte i qetë punën si drejtor në Shqipëri edhe pse Sali Berisha e kishte denoncuar.