-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kthesa e fortë! Po vjen lajmi i mirë për negociatat

Kryesoret

Nga Bullgaria vjen një lajm që ngjall shpresë për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Një ditë pas dështimit në Bruksel për hapjen e negociatave për shkak të vetos së Sofjes sot në parlamentin bullgar është futur për diskutim propozimi francez.

Diskutimi vazhdon dhe në fund pritet që të ketë një votim. Në sallë ndodhet shumica e deputetëve, 164. Miratimi i propozimit francez mbështetet nga opozita bullgare e kryesuar nga ish-kryeministri Borisov.

Nëse miratohet propozimi francez që i jep garanci Bullgarisë për kërkesat e saj për Maqedoninë, që të hapë “dritën jeshile”, rrjedhimisht për Shkupin dhe Tiranën hapet rruga e negociatave. Kjo do të kërkonte mbledhjen në një samit të jashtëzakonshëm të liderëve të Këshillit Europian për të miratuar hapjen e negociatave më pas.

Presidenti francez Macron ka besim te kthesa e fortë. “Ne kemi bërë një propozim, siç e dini në bashkëpunim të ngushtë me të dyja palët, që mundëson marrjen në konsideratë të kërkesave bullgare dhe që është në përputhje me atë që Maqedonia e Veriut mund të pranojë. E gjitha kjo supozon krijimin e vizibilitetit dhe besimit midis palëve.

Do të ketë një votim mbi propozimin francez brenda disa orësh në parlamentin bullgar dhe shpresoj që të gjitha partitë politike do të shprehin mbështetje. Presidenti i Republikës duhet të angazhohet dhe ne kemi shpresa për këtë, partitë e koalicionit, partitë që dolën nga koalicioni dhe opozita të votojnë propozimin francez.

Kanë detyrën e tyre europiane për të votuar mbi bazën e asaj që kemi arritur. Dhe më pas, në orët që vijojnë do takohemi me përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut për të finalizuar këtë marrëveshje.

Nëse e gjitha kjo avancon në këtë mënyrë, atëherë ne mund të ecim përpara duke filluar që nga java e ardhshme, duke filluar nga organi i ambasadorëve të përhershëm të BE-së e më pas duke vijuar me procedurën dhe të mund të avancojmë kështu me këtë projekt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Por keni të drejtë, ata kanë pritur shumë duke marrë parasysh të gjitha përpjekjet që kanë bërë”, tha Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit