-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës, Alibeaj: T’i hiqet! PS: Ishim jashtë, nuk kishim kohë të lexonim

Kryesoret

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, me argumentin se ka përfituar në konflikt interesi një pronë publike nga shteti në emër të bashkëshortit, që ka përfituar statusin e investitorit strategjik në jug të vendit.

Në fillim të mbledhjes, kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Kemi depozituar mocionin me atë objekt, kërkohet heqja e mandatit për Olta Xhaçkën. Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë, 1/10 sa e kërkon Kushtetuta. Bashkëngjitur janë edhe provat si është përfituar statusi i investitorit strategjik” tha ai.

Deputetja socialiste Klotilda Bushka kishte një kërkesë për të shtyrë mbledhjen. “Kolegët të marrin kohë për të lexuar dokumentacionin. Bëhet fjalë për dokumente dhe do të ishte në seriozit të punës që të gjithë kolegët të kenë lexuar materialet. Kemi qenë në angazhime jashtë vendit në KiE dhe Itali. Kërkesa ka ardhur në datë 20 (qershor) kur nuk kemi qenë në Shqipëri prandaj do të kërkoja mirëkuptimin që për leximin më të qartë të të gjitha akteve ta shtynim” kërkoi ajo.

Ne nuk është se kërkojmë që një cështje kaq serioze të bjerë në jo seriozit. Mund të jetë e logjikshme kërkesa, kam edhe unë një kërkesë, që të ishte këtu edhe zonja Xhaçka, t’i jepet koha dhe mundësia për shpjegimet e veta. Kërkesa për ta shtyrë se nuk jemi njohur me dokumentacionin e ul seriozitetin.

Kërkesa është depozituar prej kohësh. Nuk ka mbetur i madh e i vogël dje në kuvend që janë njohur me thelbin e fakteve dhe dokumentacionit. Dakord, mund të gjejmë një zgjidhje. Sot të prezantohet kërkesa dhe nëse ju i qëndroni faktit që doni të njiheni me dokumentet të mund të vendoset në një seancë tjetër” tha ai.

Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e mbledhjes. “Kërkesa e Bushkës është në parim dhe nuk mund të vihet në dyshim, zonja kryetare e kuvendit është edhe e detyruar që mbledhja këtu të ndërpritet, anëtarët të njihen me dokumentacionin dhe në një moment tjetër…Nëse nga zoti Korreshi ka edhe dokumente të tjera, mirë është që ta kemi ta shqyrtojmë më pas shkojmë në seancë plenare, ne këtu nuk marrim vendim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit