-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHISH: Shqipëria tranziti “i preferuar” i emigrantëve të paligjshëm

Kryesoret

Një raport i nxjerr së fundmi nga Shërbimi Informativ Shtetëror ka treguar se Shqipëria përdoret si vend tranzit nga emigrantët e jashtëligjshëm.

Situata vështirësua pas marrjes së Afganistanit nga Talebanët, kjo nxiti që vendet e Ballkanit të përdoreshin si rrugë kalimi drejt BE-së.

EMIGRACIONI I JASHTËLIGJSHËM

Emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipërinë si tranzit për kalimin në vendet e BE-së.

Rrjete të trafikut të qenieve njerëzore janë të përfshira në të shumtën e rasteve për të ndihmuar kalimet e jashtëligjshme.

Në varësi të situatës në vendet e konfliktit, por edhe në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, çka solli përkeqësim të situatës humanitare atje, fluksi i emigracionit të paligjshëm mund të njohë rritje në rrugën e Ballkanit, me synim kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore.

Sipas të dhënave paraprake të FRONTEX, numri EMIGRACIONI I JASHTËLIGJSHËM i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit gjatë vitit 2021 ishte numri më i lartë i regjistruar që nga vitit 2017. Rruga e Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rritje me 124% të rasteve të raportuara, për kalim të paligjshëm të kufirit në 2021, krahasuar me vitin 2020.

Ndërkohë, në Shqipëri është regjistruar hyrja nga kufijtë e saj tokësorë dhe kalimi tranzit në territorin e saj e rreth 18.000 emigrantëve të paligjshëm, shumica prej të cilëve janë me origjinë nga vendet e MENA-s.

Rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet prezent.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit