-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria apo maturantët, kush dështoi këtë herë me “Turin” e biologjisë?

Kryesoret

Pothuajse çdo vit me provimet e maturës ka po të njëjtin skenar provimesh, ku pyetjet në tezë nuk ka lidhje me programin e studiuar në shkolla, kështu pretendojnë nxënësit.

Edhe pse ministria ka deklaruar se provimet janë hartuar nga vetë mësuesit e lëndës dhe se pyetjet janë të qarta dhe logjike, kjo gjë nuk ka rezultuar e tillë për maturantët që janë testuar për lëndën e biologjisë.

Të premten, pas provimit të fundit, me qindra mesazhe ankese për pyetje të cilat kanë qenë jashtë programit të tezës i janë dërguara ministres së Arsimit, Evis Kushi. Kjo e fundit ka deklaruar se me një grup ekspertësh do të rishikojë tezën.

“I kam marrë të gjitha mesazhet tuaja dhe i kam ndjekur me vëmendje shqetësimet në lidhje me testin e biologjisë. Po konsultohemi me mësues dhe ekspertë të fushës për të vlerësuar cilësinë e testit.
Për çdo rast, ju sigurojmë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme që ju të vlerësoheni sipas meritës dhe nivelit të arritjeve.” është shprehur Kushi.

Maturantët kanë dal në protestë para Ministrisë së Arsimit, për të ngritur zërin e tyre kundër pyetjeve pa sens logjikë në tezën e biologjisë. Situata është një përsëritje e çdo viti, ku këta të fundit ja kalojnë fajin ministrisë për problematikat e provimit dhe kjo shprehet se maturantët nuk janë në nivelin e duhur, por teza është në rregull.

Turi i letërsisë ende nuk është bërë një mësim i mirë për hartuesit e pyetjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit