Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut, raportojnë mediat lokale. Trupat u gjetën në Enyobeni herët të dielën dhe disa të tjerë thuhet se janë plagosur, raporton BBC.
“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim”, tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newzroom Africa. “Nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë”, tha Tembinkosi Kinana.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet. Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje.