Sezoni veror bën që pjesa më e madhe e qytetarëve t’i drejtohen bregdetit në fundjavë për të përballuar temperaturat e larta.
Kjo bën që pasditja e së dielës të sjell edhe trafik të rënduar. Kthimi i pushuesve nga plazhi i Shëngjinit ka regjistruar fluks automjetesh sa lëvizja kryhet me vështirësi.
Bëhet me dije se prej orës 18:00 në Shëngjin është krijuar një trafik i rënduar dhe lëvizja e mjeteve është e ngadaltë.