-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm çmimi, Konfindustria: Si po i vjedh shqiptarët pompa e karburantit

Kryesoret

Konfindustria shpreh sërish shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët.

Në një reagim për mediat, Konfindustria deklaron se shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

“Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Abuzimet me volumet e tregtuara janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregtimin e gazit të lëngshëm.

Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes.

Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra milion euro/vit.

Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e cmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 258 lekë/litri, benzina 239 lekë/litri dhe gazi 83 lekë/litri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit