Ndahet nga jeta zv/ dekania e fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pas një sëmundje të rëndë.
Nevila Dibra ka qenë anëtare e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993.
Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Studentët do ta kujtojnë prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftë dhe dashamirëse, kolegët si pedagogen e përkushtuar, miqtë si shoqen unike.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme!” shkruhet në faqen e facebook të Universitetit të Shkodrës.
Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet në nderim të prof. as. dr Nevila Dibra do të zhvillohen me datë 28/06/ 2022 në ora 10.30-11.30, pranë hollit të auditorit A3 në Godinën e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës.