Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Dibër.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.