-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi denoncon Kushin: Dha nota të larta nga frika e protestave

Kryesoret

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar ministren e Arsimit Evis Kushi, sipas Vokshit kjo e fundit ka urdhëruar mësuesit që të japin vlerësime pozitive për provimin e biologjisë.

Nxënësit u ankuan se pyetjet e tezës ishin jashtë programit mësimor, njëkohësisht ata paralajmëruar protesta.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Frika nga #protesta!!

Dy ditë më parë, maturantët paralajmëruan protestë për provimin e lëndëve me zgjedhje. Sipas maturantëve një pjesë e pyetjeve ishin jashtë programit.

#Protesta funksionoi!

Frika nga protesta, bëri që të urdhërohen mësuesit të punojnë gjatë fund javës e të nxjerrin në nxitim notat e mira për nxënësit, të paralajmëruara edhe nga Ministrja Evis Kushi.

Cfarë ndodhi gjatë fund javës? Ndërkohë që maturantët ankoheshin për vështirësinë e testeve dhe mësuesit që korrigjonin testet ankoheshin për rezultatet e ulëta të nxënësve???

Ministrja #Kushi aktivizoi të gjitha drejtoritë vendore dhe mësuesit e biologjisë dhe fizikës që të lajmëronin nxënësit se notat do të dilnin të hënën para orës 10. Sipas njoftimit, nxënësit nuk duhet të shqetesohen sepse “cdo gjë do të shkojë në favor të tyre” (shihni komunikimet në grupet e ëhatsapp-it). Pra, zyrat vendore e morën porosinë e Ministres dhe njoftuan rezultatet e “mira” edhe pa u korrigjuar testet. Rezultatet dolën (si asnjëherë) për dy ditë, para orës 10.00, kur protesta ishte njoftuar.

Edhe këtë herë, askush nuk mbajti përgjegjësi për standartin e testeve. Askush nuk mbajti përgjegjësi pasojat të nxënësit e familjet e tyre.

Ministrja mendon që me sukses e shuajti protestën e maturantëve duke ju rritur notat artificialisht.

Por edhe pse nuk ishte zgjidhja më e mirë dhe ajo e duhur, maturantët fituan betejën e tyre. E fituan me protestën e parajmëruar!!

Ndaj, në datë #7korrik:

– cdo maturant duhet të #protestojë!

– cdo student duhet të #protestojë!

– cdo prind duhet të #protestojë!

– cdo i ri duhet të #protestojë!

#7korrik

#Arsiminërrezik

#shqipërianërrezik

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit