-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbi zhvillimet e teknologjisë në bujqësi: Izraeli shembull për të gjithë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me fermerë të huaj e shqiptar si dhe përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transformimit të teknologjisë, foli mbi zhvillimet e teknologjisë në fushën e bujqësisë. Rama dhe ministria e bujqësisë Frida Krifca theksuan se shuma të mëdha parash do të investohen në zhvillimin e teknologjisë.

Rama ndër të tjera mori shembullin Izraelit, se si nga një vendet pa ujë, me zhvillimin e teknologjisë mundësoi zhvillimin e bujqësisë.

“Procesi i mirëqenies nuk varet nga sa di po nga sa ke. Izraeli nuk ka ujë, por është vendi me sistemin me ekselentë në sistemin e ujitjes. Ka arritur të transformojë një mungesë të madhe, duke e kthyer ujin e detit në ujë të ëmbël, dhe duke ricikluar të gjithë ujërat e dëmshëm. Ky është një shembull, por edhe në vendin tonë ka shumë shembuj suksesi. Izraeli duke investuar te dija arriti sukses. Vullnet mund të kenë shumë njerëz, por duhet të alternohen të gjithë elementët së bashku. Ajo ç ka bën diferencën është dija, dhe këtu patjetër që i takon qeverisë të bëj edhe të bëjnë edhe më shumë. Mjafton të marrim mundim dhe të shohim se çfarë bëjnë të tjerët. Fatkeqësisht ka fermerë që nuk i shesin dot qershitë e tyre, po në fakt në po të njëjtin territor bëjnë sukses. Pse ndodh kështu? Ndodhemi në një krizë botërore. Ne kemi rritur prodhimin e grurit në Shqipëri, ndaj sot jemi në kushtet ku mund të synojmë shumë më tepër. Kushtet janë domethënëse për të kuptuar se çfarë potenciali kemi”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit