Punonjësi i Ujësjellësit që ra në një greminë në Malin e Çikës ka arritur të shpëtojë. Një helikopter ka mbërritur në vend ngjarje së bashku me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës.
Arjan Agalliu ka pësuar fraktura, dhe pritet dërgimi i tij drejt spitalit.
Prej disa orësh kolegët kishin kërkuar ndihmë pas rënies së tij në greminë, ndërkohë që për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja ka qenë e vështirë.