-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20

Kryesoret

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mendon të marrë pjesë në samitin e vendeve të grupimit G20, i cili do të zhvillohet në nëntor në Indonezi, sipas një këshilltari presidencial në Kremlin.

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit, e bëri të qarta se ftesa ndaj kryeshtetarit rus është dërguar zyrtarisht dhe Moska i është përgjigjur pozitivisht asaj, duke argumentuar se ka interes në pjesëmarrje.

Ushakov nuk e përjashtoi faktin se ndryshime mundet të ketë, pasi data është e largët. Megjithatë, situata momentale është ajo e pjesëmarrjes në person në samit.

Samitin e shkuar, Putini nuk iu bashkua fizikisht samitit, i cili u zhvillua në Romë, për shkak të pretendimeve mbi situatën e vështirë të krijuar nga virusi COVID-19.

Këtë vit, nuk pritej gjithsesi pjesëmarrja e tij, për shkak më së shumti të luftës në Ukrainë dhe fushatës agresive që forcat ruse kanë ndërmarrë atje, me zhvillimet kryesore të zhvendosura në lindje të vendit momentalisht.

Megjithatë, duket se Putini ftesën e ka marrë dhe nuk ka ndërmend ta refuzojë.

Teksa, komente nga perëndimi mbi këtë deklaratë të Ushakov, ende nuk ka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit