Machine Gun Kelly dhe Megan Fox i dhanë fund thashethemeve se u martuan fshehurazi pasi ai e quajti atë “gruaja” e tij.
“Unë mendoj se kur flas për terminologjinë – nuk jam ndjerë kurrë sikur Meghan është e dashura ime,” tha këngëtari, për “Entertainment Tonight”.
“Ndihet shumë adoleshente për thellësinë e marrëdhënies sonë.”
Fox, e cila u vesh pothuajse njësoj me të fejuarin e saj në një veshje tërësisht rozë në premierën e dokumentarit të tij “Life in Pink”, pranoi se Kelly i është drejtuar asaj me “të gjithë emrat”, duke përfshirë “gruaja ime”, “flakë binjake” dhe “qenie dritë eterike”, ndër të tjera.