-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bridgerton” bie në vendin e dytë, ja cili është seriali më i ndjekur në Netflix

Kryesoret

Sezoni i dytë i “Bridgerton” nuk është më shfaqja numër një televizive në Netflix. Sapo është publikuar një renditje e re e serialeve më të mira dhe tashmë në vendin e parë ndodhet sezoni i katërt i “Stranger Things”, duke lënë “Bridgerton” në vendin e dytë.

“Stranger Things” ka tërhequr shikueshmëri rekord në Netflix dhe ka marrë vlerësime mjaft pozitive.

Seriali është një thriller mbinatyror/shkencor i vendosur në qytetin imagjinar të Hawkins, Indiana.

Stranger Things është seriali perfekt për t’u parë për këdo që dëshiron nostalgjinë e viteve ’80, dhe është e mbushur me referenca përkatëse dhe një estetikë që i përshtatet periudhës kohore.

Seriali solli dhe një rekord tjetër pasi këngëtarja Kate Bush po shënon një hit të papritur me një këngë 37-vjeçare. Hiti “Running Up That Hill” i cili fillimisht arriti në vendin e tretë në 1985, është ngjitur papritmas në krye të listave të iTunes në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, pasi u shfaq në serialin e Netflix “Stranger Things”.

Netflix e solli renditjen ne bazë të orëve që u pa çdo serial në 28 ditët e para të transmetimit.

  1. “The Witcher” Sezoni 2

484,340,000 orë

  1. “Ozark” Sezoni 4

491,090,000 orë

  1. “13 Reasons Why” Sezoni 2

496,120,000 orë

  1. “Inventing Anna”

511,920,000 orë

  1. “The Witcher” Sezoni 1

541,010,000 orë

  1. “Lucifer” Sezoni 5

569,480,000 orë

  1. “Stranger Things” Sezoni 3

582,100,000 orë

  1. “Bridgerton” Sezoni 1

625,490,000  orë

  1. “Bridgerton” Sezoni 2

656,260,000 orë

  1. “Stranger Things” Sezoni 4

930,320,000 orë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit