Këngëtarja Ariana Grande prej kohësh “vuante” nga përndjekja e vazhdueshme e një fansi, i cili u arrestua sërish pasi hyri me forcë në shtëpinë e këngëtares në Montecito, Kaliforni, por fatmirësisht ajo nuk ndodhej aty.
Aharon Brown, i cili ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrat e kufizimit nga Grande u arrestua gjithashtu në shtator 2021 pasi u shfaq në shtëpinë e saj me një thikë të madhe.
“Kam frikë, për sigurinë time dhe të familjes sime”, tha këngëtarja në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.
Kam frikë se në mungesë të një urdhri ndalimi, zoti Brown do të vazhdojë të vijë në shtëpinë time dhe të përpiqet të më dëmtojë fizikisht ose të vrasë mua ose anëtarët e familjes sime”, tha Ariana.