Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar këtë të mërkurë për bojkot të përgjithshëm pa afat, kurse masat e sigurimit do të jenë me afat 10 ditë.
Për avokatët që nuk do të ndjekin bojkotin njoftohet se do të ketë masa disiplinore.
Bojkoti i avokatëve ka hyrë në javën e tretë dhe kjo bëhet kundër hartës së re gjyqësore.
Sipas avokatëve, harta e re gjyqësore është një vendim arbitrar dhe cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi.
Ata deklarojnë se harta e re gjyqësore sjell zvarritje të rëndë të proceseve gjyqësore në kohëzgjatje ashtu dhe në marrjen e drejtësisë.
Vendimi unanim është marrë para pak minutash në mbledhjen e Dhomës së Avokatisë në Xibrakë. Risia qëndron pikërisht tek masat e arrestit të cilat do të bojkotohen prej ditës se sotme deri në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.