Komisioni i Posaçëm Parlamentar Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë vendosi sot katër ekspertë, dy nga PS dhe dy nga PD. Bashkë-kryetarja e komisionit nga socialistët, Anila Denaj zgjodhi Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin.
Nga PD do të jenë Agron Haxhimali dhe Roland Bejko. Gjithashtu, komisioni miratoi kalendarin e punës dhe institucionet bashkë me organizatat që do të jenë të pranishme në komision për t’u dëgjuar.
Konsensusi mes palëve është larg dhe vështirë që do të mund të ketë një hartë të re për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Opozita kërkon rritjen e numrit të bashkive, por PS mendon se duhet të jenë më pak se 61, që janë aktualisht.