-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i NATOS-s kundër agresionit, Rusia: Jemi gati për kundërpërgjigje

Kryesoret

Gjatë samitit të mbajtur këtë të mërkurë në Madrid, NATO ka marrë disa vendime të rëndësishme kundër agresionit rus.

Ndër të tjera ka vendosur një paketë të re ndihmash për Ukrainën përfshirë këtu armë të reja si dhe është vendosur për një stërvitje ushtarake për të ndaluar sulme të ngjashme ndaj aleatëve të NATO-s.

Rusia këtë e ka cilësuar si një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe është shprehur se do të kundërpërgjigjet.

“Rusia nuk do ta lërë pa përgjigje vendimin e shpallur sot nga presidenti amerikan Joe Biden për të vendosur forca të reja në Evropë, përfshirë Italinë”, u shpreh zëvendësministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov.

Ai gjithashtu paralajmëroi se Moska ka kapacitetin dhe burimet e duhura për t’u përgjigjur.

“Rusia nuk është frikësuar nga kjo lëvizje. Uashingtoni mund ta kishte shmangur një përshkallëzim të tillë”, theksoi Ryabkov në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit