Gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 mijë e 391 persona.
Megjithatë, numri i të larguarve nga Kosova mbetet i lartë.
Bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit të kaluar, u larguan nga Kosova, 42 mijë 728 persona.
Kurse, bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë).
Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë).
Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.
Vlerësohet se gjatë vitit 2021, kanë ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7 mijë 353 persona.
Ndërkohë, kanë imigruar, përfshi të kthyerit në Kosovë, 4 mijë e 122 persona.
Vlerësimi i numrit të popullsisë është domosdoshmëri, praktikë dhe standard, që kërkohet të bëhet çdo vit nga institucionet zyrtare të statistikave të një vendi.
Kjo, për faktin se në periudhën ndërmjet dy regjistrimeve (periudhë dhjetëvjeçare) ndodhin ndryshime të theksuara në popullsinë e një vendi, komune a vendbanimi