-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet SMS-ja që autorët i çuan drejtoreshës sapo i vunë bombën

Kryesoret

Zbulohen detaje të reja nga atentati që iu përgatit dje Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër, Suida Kuka. 27-vjeçarja ka marrë një mesazh në telefon nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithëve. Alarmi rezultoi i vërtetë.

Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër. Po autorët? Ende asnjë gjurmë. Policia ka marrë kamerat e sigurisë së zonës për të shkuar në gjurmët e tyre.

“5pyetjet.al” e kontaktoi drejtoreshën për të mësuar më shumë. “Nuk kam marrë asnjë kërcënim dhe nuk kam asnjë indicie” tha më tej ajo lidhur me ngjarjen.

Por a mendon se kjo mund të jetë një paralajmërim për shkak të detyrës? “Nuk mendoj” tha Kuka. E pyetur nëse ndihet e frikësuar dhe nëse e ka menduar largimin nga detyra, drejtoresha Suida Kuka ishte e qartë dhe e prerë.

Nuk ndihem e frikësuar dhe nuk largohem nga detyra” u shpreh ajo për “5pyetjet.al”. Në muaj e fundit Shkodra është tronditur disa herë nga ngjarjet kriminale, vrasje, eksploziv, grabitje me dhunë, etj duke rikthyer frikën dhe territorin në qytet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit