Një vatër zjarri është ndezur pasditen e sotme në kodrat e Kryekuqit në Divjakë. Mësohet se nga vatra e zjarrit janë djegur deri tani rreth 100 rrënjë ullinj, ndërkohë që flakët po përhapen.
Kanë qenë banorët ata që kanë pikasur të paret flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
Flakët të favorizuara nga era janë përhapur shumë shpejt duke djegur vetëm brenda pak minutave një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjelle me ullinj.
Falë ndërhyrjes së shpejtë është shmangur përhapja e mëtejshme e flakëve ndërkohë që mendohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.