Kiara Tito ditëve të fundit u përfol për një lidhje të mundshme me Mozzik.
E gjitha nisi pas një fotoje, ku Mozzik shfaqej para pasqyrës ku tregohej këmba e një vajze, e cila kishte veshur një fustan jeshil.
Gjithashtu qarkulloi dhe një foto e Kiarës me një fustan jeshil, identik si i vajzës në foton me reperin.
Kiara u ndal te kjo histori duke sqaruar si erdhi deri tek dyshimet e fansave.
