Polica rrugore ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit ka pezulluar 88 patenta për shpejtësi të lartë dhe po ashtu janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga.
Është njoftuar se arsyet për ndëshkimin e shoferëve janë këto:
٠653 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
٠214 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
٠161 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
٠108 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
٠118 drejtues automjetesh, nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosrespektim të korsisë së lëvizjes;
٠104 drejtues automjetesh, po nga Policia Rrugore e Tiranës, për mosdhënie përparësi, këmbësorëve, si dhe
٠8 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative maksimale, të parashikuar nga Kodi Rrugor.