Edi Rama ka nënshkruar këtë të enjte një memorandum Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit.
Rama u shpreh se Shqipëria po tërheq çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin.
“Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”, tha Rama.
“Është një ndjesi e mirë për ne. Kur Belinda më tha se do të bëhet kjo gjëja, i thash dua të jem atu. Është e mirë për ne dhe ENAGAS. Kjo është arsyeja që ndoshta ju detyrova që t’ju ndryshoj planet. Unë dukem më i lumtur. Ju keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu. Vjen me dhimbje koke, pasi jemi me energji të ripërtërishme, por s’jemi të diversifikuar. Varemi nga ai lart, humori i tij, nëse nuk do të qajë, është e vështirë. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimi të parë diellor, i pari në Rajon. Me të njëjtën kapacitet dhe për të dytin. Po punojmë që të bëjmë diçka dhe me erën me gazsjellësin atlantik, ne jemi bërë tërheqës. Na shohin me interes ndryshe. jemi të lumtur që ka kompani që janë të interesuara.”, tha Rama.
Por në anën tjetër nuk jepen detaje se çfarë do të përfitojë vendi ynë nga këto marrëveshje, duke qenë se jemi pjesë e rrugës së një prej tubacioneve më të mëdha të gazit si ai TAP dhe nuk kemi mundësi të marrim gaz.