Pas vendosjes së tritolit pranë hotelit të drejtori të FSDKSH-së, ka folur vetë pronari.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd, por e gjitha kjo po bëhet për ti prishur imazhin.
Ndërkohë që për të mësuar më shumë, policia ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen.
Ende nuk ka asnjë të dyshuar. Dëshmitarët kanë theksuar se autori nuk ka pasur për qëllim prishjen e hotelit, por paralajmërimin për autorin.
Dyshohet se autori të jetë i njëjti që vuri tritol në të njëjtin hotel një vit më parë. Më 9 shkurt në të njëjtin hotel ka patur sërish shpërthim tritoli, i cili ishte i vendosur në tarracën e së njëjtës godinë.