Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Malin Kolaj në Veliopjë.
Banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët dhe po përdorin mjete rrethanore.
Temperaturat e larta po favorizojnë zjarrin. Ndërkohë që pak ditë më parë ministri i Mbrojtëse Niko Peleshi tregoi se 16 zjarrfikëse me një vlerë prej 2.1 milionë euro, mbështetje nga TAP, do t’u vijnë në ndihmë 10 bashkive.