-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Kryesoret

Bizneset shqiptare kanë më shumë prirje të punësojnë njerëz nga jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje).

Barometri i Ballkanit 2022 në anketën me bizneset e rajonit gjeti se, kompanitë shqiptare kishin përqindjen më të lartë të përgjigjeve pozitive për të punësuar punonjës të huaj.

Pyetje se, “Sa gjasa keni të punësoni persona nga jashtë vendit”, 74% e kompanive shqiptare u përgjigjen ‘po’, ndërsa mesatarisht në të gjithë rajonin, 47% e kompanive pohuan se ka gjasa të punësojnë të huaj.

Ballkani por sidomos Shqipëria, po përjeton mungesë të fuqisë punëtore prej mungesave që po krijon emigracioni i të rinjve. Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për llogari të Barometrit 2022 ka evidentuar se, kompanitë shqiptare kanë më shumë prirje për të punësuar të huaj.

Tendenca për të punësuar të huaj në Shqipëri dhe shënoi rritje të fortë në barometrin e vitit 2022, pasi një vit më parë vetëm 32% e kompanive shqiptare kishin gjasa ose shumë gjasa për të punësuar të huaj.

Kjo prirje po rritet, për faktin se, Shqipëria ka normat më të larta të emigrimit në raport me popullsinë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2021 emigracioni neto shënoi 32 mijë persona. Të dhëna më të detajuara tregojnë se shumica (80%) janë nën moshën 34 vjeç.

Nga ana tjetër kërkesa për punonjës në disa sektorë, të tillë si turizmi, ndërtimi dhe industria tekstile po rritet me shpejtësi, për shkak të zgjerimit të aktivitetit.

Kompanitë në të gjitha aktivitetet po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Për shumicën e tyre, gjetja e punonjësve është kthyer në shqetësim kryesor, ndryshe nga një dekadë kur fuqia punëtore nuk ishte shqetësim i kësaj natyre.

Nga ana tjetër vendet e Rajonit vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë. Në vitin 2021 papunësia shënoi mesatarisht 16%. Papunësia në njërën anë dhe kërkesa për punonjës në anën tjetër tregojnë për një mungesë vizioni për të integruar nevojat e tregut të punës me arsimin.

Kërkesat për punësim nga bizneset janë zakonisht për pozicione pa kualifikimin, sidomos në Shqipëri ndërkohë që të papunët e regjistruar në një masë të madhe janë të kualifikuar.

Banka Botërore i ka rekomanduar Shqipërisë të ndryshojë modelin ekonomik nga krahu intensiv i punë në teknologji dhe në punë me vlerë të shtuar./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit