Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja pranë rrugës së Kombit, në zonën e Fanit në Mirditë, ku mbeti i plagosur shtetasi Martin Prenga.
Policia ka njoftuar se është dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 51-vjeçari i plagosur, ndërsa ngjarja është pasojë e një konflikti të momentit.
Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Martin Prenga, me banim në Klos të Mirditës.