-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Bardhi: Xhaçka ka përfituar 50% të pronës publike

Kryesoret

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët.

Deputeti PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi ministren Xhaçka se ka përfituar 50% të pronës publike.

“Parafolësi nuk e shikon se fjalia vijon. Deputetët nuk mund të përfitojnë pasuri të paligjshme, një prone e cila është në pronësi të shtetit. Unë ju citova një vendim të Edi Ramës, të cilin ai ka pranuar ta firmosë. Olta Xhaçka ka përfituar 50% të kësaj prone. Nuk ka asnjë rëndësi që ka kaluar një lek apo asnjë lek, mjafton fakti se deputeti ka ushtruar të drejtë fitimi ndaj kësaj prone. Ju duhet të jeni të alarmuar, bashkëshortit të një ministre i ndalohet të zotërojë kompani private”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit