-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hajdari: Çmimet e Kosovës do të rriten në vjeshtë

Kryesoret

Ministrja e Industrisë, dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të ketë sërish rritje të çmimeve. Sipas saj, ka statistika që tregojnë se ndoshta mund të ketë rritje.

“Ne nuk mund ta parashikojmë rritjen, ka statistika që thuhet se ndoshta në vjeshtë mund të ketë rritje por ndoshta nuk mund të ketë rritje sepse nuk e ke paraparë luftën”, ka deklaruar Hajdari.

E pyetur se cili është plani pasi janë të vetëdijshëm se një krizë tjetër mund të vijë në vjeshtë, Hajdari tha se “sikur të kisha me shumë miliarda në Kosovë do të kisha vepruar shumë lehtë, të mbushi arkën e shtetit me të gjitha furnizimet dhe ta sigurojë tregun e Kosovës”.

Tutje, Hajdari ka deklaruar se do të zhvillojnë masa dhe paketa përkrahëse, por se kjo varet nga buxheti.

“Gjithçka shkon në mundësinë e buxhetit, sa të kemi buxhet kemi mundësi të zhvillojmë edhe masa dhe paketa përkrahëse. Sa të kemi buxhet kemi mundësi të jemi edhe pjesë e stabilizimit të tregut. Por çka mundemi tani për tani të veprojmë, të ndalim lojën e pafavorshme dhe lojën jo fer të lojtarëve që janë spekulant në treg”, ka deklaruar Hajdari në Tëvë 1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit