Një përshëndetje jonormale është fokusuar nga kamerat gjatë samitit të NATO-s.
Presidenti i Turqisë, Erdogan ka prekur në shpinë kryeministrin britanik Boris Johnson për ta përshëndetur, por ky i fundit është trembur.
Kryeministri britanik ishte i përqendruar teksa shkruante diçka në dosjen e tij dhe ka mbetur disi i frikësuar, teksa Erdogan i ka hedhur dorën mbi super për ta përshëndetur.
Ai ia ka lëvizur menjëherë dorën presidentit turk, ndërsa kur e ka njohur se kush ishte është ngritur menjëherë për të ndarë një shtrëngim të ngrohtë duarsh me të.