Nisur nga droja se Rusia mund të ndërpresë tërësisht furnizimin me gaz natyror, kreu i Agjencisë Rregullatore gjermane për Energjinë Klaus Mueller, i bëri thirrje popullatës të shtunën të kursejë energjinë, e të përgatiten për dimrin, periudhë gjatë së cilës përdorimi i gazit rritet.
Zoti Mueller u bëri thirrje konsumatorëve familjarë të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat si dhe radiatorët e gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.
“Mirëmbajtja, mund ta ulë konsumin e gazit me 10% deri në 15%“, tha ai për gazetën gjermane “Funke Mediengruppe”.