E ardhmja e sulmuesit të Shpresave, Eljo Toçi, pritet të jetë tepër e ndritur. Vetëm 19-vjeç, shqiptari, shkëlqeu me moshat e Fiorentinës, duke shënuar 15 gola dhe 8 asiste në 34 ndeshje, teksa nga raportimet e fundit që vijnë nga Italia, behet me dije, se Toçi do të ketë shansin e artë për të qenë pjesë e skuadrës A të Fiorentinës, gjatë fazës përgatitore që vjollcat do të zhvillojnë.
Talenti shqiptar ka firmosur kontratën e re me ekipin e njohur italian që do ta mbajë pjesë të saj deri në vitin 2025.
Trajneri i Fiores, Italiano, ka kërkuar që ta shoh Tocin nga afër gjatë përgatitjes që do të bëjë për sezonin e ri, teksa më pas do të vendoset për të ardhmen e tij. Lista zyrtare e futbollistëve që do të grumbullohen në këtë fazë përgatitore, pritet të behet publike në ditët në vijim.