-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shirat “fundosin” qytetin, mijëra të evakuuar

Kryesoret

Një valë moti i keq ka përfshirë qytetin australian të Sidneit, i cili është përmbytur në disa prej pjesëve kryesore të tij.

Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm diga Warragamba u tejmbush dhe uji nisi të dalë nga barrierat e saj përpara asaj që kishin parashikuar autoritetet.

Në Camden, në periferi të qytetit, shërbimet e urgjencës shpëtuan 29 persona, ndërkohë që iu përgjigjën më shumë se 1400 thirrjeve për ndihmë.

Mijëra banorë të Sidneit janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të motit të keq.

Në mars, përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë e forta shkatërruan pjesën perëndimore të qytetit, duke iu marrë jetën 20 personave.

“Tani po përballemi me rreziqe në fronte të shumta, përmbytje të shpejta, dhe erozion bregdetar”, tha ministri i Shërbimeve të Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor, Steph Cooke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit