Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku një 48-vjeçar duke prerë dru e ka goditur një trung pemë.
Bëhet fjalë për Fatmir Çelën, ku pema e ka goditur në kokë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.